Transmetuar më 12-07-2019, 12:04

Analisti Mentor Kikia e vlerëson si nNëjë refuzim dinjitoz nga ana e presidentit Ilir Meta, të Skënder Gjinushit në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

"Presidenti Ilir Meta nuk e dekreton Skënder Gjinushin si kryetar të Akademisë së Shkencave. Pavarësisht arsyeve që ka apo që mund të ketë, ky është një veprim i drejtë", thotë Kikia, gazetar që prej fillimit të viteve ’90.

Ai evidenton faktin se "zgjedhja e një politikani karriere, ndërsa kishte ende emrin në KQZ si pjesëmarrës në zgjedhjet vendore, është një turp për Akademinë e Shkencave, një turp për botën akademike në tërësi dhe një turp për të gjithë shoqërinë".

"Akademia e Shkencave nuk është ministri, ku titullari është post politik. Kreu i Akademisë së Shkencave duhet të jetë një figurë elitare e shoqërisë, duhet të personifikojë jo vetëm studiuesin dhe akademikun, por edhe personalitetin e padiskutueshëm publik", thekson Kikia. /noa.al/