Transmetuar më 12-07-2019, 11:29

Hajdutët nuk janë të panjohur në vendin tonë, aq sa nuk ka ditë që në komunikatat e policisë të mos ketë raste të tilla.

Por kur bëhesh i “fortë” me fëmijë, situata bëhet edhe më e rëndë.

Kështu policia e Vlorës, ka bërë arrestimin e A.Ç., 30 vjeç, banues në qytetin bregdetar.

Arrestimi i tij u bë këtë të enjte, pasi ka vjedhur me dhunë një fëmije të mitur duke i marrë një byzylyk floriri.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al