Transmetuar më 12-07-2019, 09:53

Lihen të lirë pesë personat e arrestuar lidhur me përplasjen e ndodhur në KZAZ-në në Shkodër.

Gjatë ditës së sotme Gjykata e Apelit të qytetit verior ka vendosur “detyrim paraqitje” për të arrestuarit.

Kështu i rikthehen lirisë Alfred Nikolli, Adi Garuci, Orlando Thepin dhe Gentian Bytyçi.

Nga ana tjetër Çesk Toma është lënë i lirë, duke qenë se arrestimi i tij është cilësuar i paligjshëm.

Pesë personat në fjalë akuzohen për djegien e kutive të votimit para votimeve të 30-qershorit, në KZAZ nr.3. /a.y/noa.al