Transmetuar më 12-07-2019, 09:41

Faza e nxehjes gjatë seksit ishte shumë e dhunshme, kështu që gruaja i nguli thikën të shoqit.

Jennifer Lynn Via, 49 vjeçe, vrau të shoqin Thomas Via, 47 vjeç, në shtëpinë e tyre në Huntington, të West Virginia, SHBA, teksa po bënin seks.

Gruaja mori një thikë të madhe në kuzhinë dhe u sul drejt të shoqit, deri sa e la të vdekur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2017, por këtë të martë 49-vjeçarja u dënua me 15 vite burg, nën akuzën e vrasjes me dashje.

Gjatë procesit gjyqësor, gruaja tregoi se burrit i pëlqente që të bënte seks në një mënyrë “të veçantë”, ku ai lyhej, ndërronte shpesh rolet me të shoqen dhe bëhej i dhunshëm.

Ishte pikërisht dhuna e ushtruar ndaj gruas në fazën paraprake, ajo që nuk përballua dot nga Jennifer, e cila e vrau, shkruan noa.al.

Në momentin e ngjarjes që të dy ishin të dehur dhe situata iu doli nga kontrolli. /a.y/noa.al