Transmetuar më 12-07-2019, 07:42

Nëna vendos djalin 4 vjeç brenda në makinën e nxehtë prej temperaturave të larta, si ndëshkim. 28-vjeçarja Jessica Lee Brown, e la të birin brenda në makinë, pranë City Park në Draper, të Utah, SHBA, pasi vogëlushi kishte nisur të bënte shumë teka.

Nëna shpjegoi në polici se ishte e lodhur dhe se nuk e përballonte dot, por këto fjalë nuk e shpëtuan nga burgu.

Alarmi u dha nga një kalimtar, i cili mesditën e 3 korrikut, pa fëmijën brenda në makinë, duke lajmëruar policinë.

Vogëlushi u gjet me sytë e skuqur dhe të ënjtur, ndërsa në makinë u gjet dhe një shiringë, shkruan noa.al.

Kështu policia u vu në gjurmët e gruas, e cila tha se ishte e lodhur dhe se e kishte mbyllur djalin në makinë për ta ndëshkuar për shkak të sjelljes së pabindur të vogëlushit.

Po ashtu 28-vjeçarja, rezultoi se ishte përdoruese e rregullt heroine. /a.y/noa.al