Transmetuar më 12-07-2019, 00:16

Të dy kandatët e 30 qershorit për bashkinë e Lezhës Eduard Ndocaj dhe Pjerin Ndreu, janë përplasur këtë të enjte në mbrëmje në emisionin Open, në lidhje me vendimin e KQZ-së i cili i dha të drejtë Ndocajt për të hapur disa kuti votimi në këtë bashki.

Sipas Ndocajt, hapja e kutive do të tregojë sesi socialistët kanë manipuluar votimet më 30 qershor.

Më tutje Ndocaj u shpreh se njerëz pranë Pjerin Ndreut e kanë kërcënuar.

Në përgjigjet Ndreu i sugjeroi drejtueses së emisionit të “flisnin për gjëra më serioze” dhe u shpreh se nëse Ndocaj i kërkon, lë t’i hapë të gjitha kutitë e votimit.

“Jo 11, t’i hapin të gjitha. Procesi në Lezha ka qënë model. T’i hapin kur dhe sa herë të duan. Ishte perfekt. Janë regjistruar aq sa kanë qënë pjesë. Nuk kam asnjë diskutim. Jam shumë i qetë, jo 11 po të gjitha”, tha Ndreu.