Transmetuar më 11-07-2019, 20:57
Një elefant ka shkelur për vdekje një vajzë 7-vjeçare në Indi, e cila po qëndronte në shtratin e saj, brenda në shtëpi.
Kafsha gjigante e tërhoqi me feçkë dhe më pas e shkeli me këmbë.
Sini Munda, nga Mundasahi ishte në gjumë pranë vëllait të saj Ganesh dhe motrës Rani mbrëmjen e kaluar, kur elefanti shkoi në shtëpinë e tyre.
Pas shkatërrimit të një pjese të murit, elefanti futi nofkën brenda në ndërtesë duke kapur Sinin para se ta shkelte duke i marrë jetën.
Kurse Ganess dhe Rani ndodhen në gjendje kritike pasi muret u shembën sipër tyre.
Ata ndodhen në spitalin Champua Community Health Centre për trajtim. /k.k/noa.al/