Vidhnin makina dhe trafikonin drogë, arrestohen tre shqiptarë në Itali
Transmetuar më 11-07-2019, 18:46

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Pero, të cilët ishin pjesë e një grupi që kryenin vepra të rëndë, kryesisht vjedhje makinash dhe trafikim droge.

Në pranga kanë rënë Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 27 vjeç dhe Xhovan Bela, 25 vjeç.

Sipas autoriteteve italiane, hetimet për këtë grup filluan në muajin shkurt të këtij viti, pas denoncimit se u vodh një automjet Audi S5.

Pasi ra në gjurmët e shqiptarëve, policia gjeti, krahas makinave të vjedhura, edhe një pistoletë.

Po ashtu, në një automjet u gjet rreth një kilogram marijuana, si edhe mjete të tjera që dyshohet se përdoreshin për të kryer granitje.

Bëhet e ditur gjithashtu se brenda në makinë u gjet edhe një skaner për frekuencat e policisë dhe një bllokues sinjali. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...