Transmetuar më 11-07-2019, 17:49

Kjo javë ka nisur me temperatura më të ulëta se ato që ishim mësuar disa ditë më parë.

Madje e djeshmja shkaktoi stuhi ere dhe shiu në shumë zona të vendit, ku u evidentuan edhe probleme.

Gjithsesi, jemi në mes të stinës së verës dhe ata që janë në punë do shfrytëzojnë fundjavën për pak plazh.

Por sipas parashikimeve, e premtja dhe e shtuna do të shënojnë rritje të temperaturave.

Të dielën rikthehen reshjet e shiut thuajse në të gjithë vendin. /k.k/noa.al/