Jemi lodhur kot deri tani, si ti qëroni hudhrat për disa sekonda
Transmetuar më 11-07-2019, 17:38

Të gjithë e dimë se hudhrat kanë veti kuruese dhe janë të mira për shëndetin, por kur vjen puna për ti qëruar, hezitojmë. Ne po ju tregojmë një mënyrë shumë të shpejtë sesi ti qëroni, pa u munduar.

Valentina, nga Toronto, Kanada, ka publikuar një video në rrjetin social Twitter, ku tregon mënyrën sesi ajo i qëron hudhrat.

Më njërën dorë ajo mban kokrrën e plotë të hudhrës dhe me dorën tjetër me një thikë të vogël e fut brenda çdo thelb hudhre dhe bën të mundur qërimin e tyre.

Video ka marrë mbi 14.2 milion shikime në mediat sociale, si dhe mijëra komentues të cilët janë mahnitur: “Çfarë lloj “magjie” është kjo?

Shumë persona që e kanë parë videon nuk kanë nguruar ta provojnë, por disa prej tyre nuk ja kanë dalë dot. Ata kanë thënë se ndoshta thika që duhet të përdoret duhet të jetë shumë e hollë në majë./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...