Transmetuar më 11-07-2019, 15:04

Zv.kryeministri Erion Braçe, pasi vizitës së Bashës në Selenicë dhe deklaratës së tij se kryebashkiak mbetet Përparim Shameti, i është përgjigjur me një replikë të bërë në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe i është drejtuar kreut të PD-së, duke i thënë se nëse nuk është duke luftuar për karrige por për interes politik, të ngrihet nga karrigia bashkë me Shametin dhe të rregullojnë ujësjellësin e Selenicës.

“Ti Lyrzim nuk po lufton për karrige? Ti Lyrzim oo lufton për interesin public?

E ke seriozisht kid? Atëherë, merre për veshi atë Papin tënd, domethënë “kryetarin legjitim” të Selenicës, të dy bashkë çoni bythën nga karrigia partiake e tavolina po e tillë, shkoni e ndërroni transformatorin nga merr energji pompa e ujësjellësit se meruat Selenicën; Ka 7 ditë pa ujë dhe Papi yt legjitim as që mendon për këtë!”, shkruan Braçe.

Më tej ai shprehet se “Ujësjellësi është në pronësi të tij, pompën e dogji se e linte ditë natë ndezur e pa kontroll; Pompën e re ja blemë dhe ja vendosëm ne, Qeeeeeveeeeeriiiiiiiiiiiiaaaa! Tani lërini dënglat me karrige e ndërroni transformatorin se edhe atë e keni djegur! Ky është interes publik! Bëjeni tani meqë qenkeni në Selenicë! Ndryshe e bëjmë ne, por ti e ju hani peshk pas kësaj!”/b.l/noa.al/