Transmetuar më 11-07-2019, 14:45

Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar turin e takime me strukturat në rrethe. Ndalesa e radhës pas Selenicës ishte Vlora.

Basha tha se Vlora spikati me refuzimin që i bëri Edi Ramës më 30 Qershor, ku morën pjesë vetëm 14% e vlonjatëve.

“Braktisja e votimeve moniste nga qytetarët e Vlorës tregoi se ata duan të jetojnë si qytetarë europianë dhe jo si skllevër të krimit dhe korrupsionit.- tha Basha.

Duke iu referuar refuzimit masiv të qytetarëve ndaj qeverisë më 30 Qershor, Lulzim Basha u shpreh se PD e ka marrë leksionin e 30 Qershorit dhe po vazhdon të punojë pa ndërprerje për ndryshimin e thellë dhe të vërtetë që duan shqiptarët, në mënyrë që këtë masë refuzuese ta kthejmë në një maxhorancë kombëtare për ndryshim.

Lideri i opozitës tha se për nga vendimet e marra, kjo është qeveria më antipopullore, më antikonbëtare që ka patur Shqipëria në 3 dekada. Basha tha se akti më i fundit kundër interesit të qytetarëve, që favorizon klientët e qeverisë, është vendimi për të rritur sërish indirekt taksën e karburantit me 200 lekë për letër.

Lideri i opozitës tha së të tilla vendime qe varfërojnë njerezit, i fusin duart e kryeminstrit në xhepat e qytetarëve, e bëjnë të domosdoshëm largimin e kësaj qeverie të korruptuar.

“Kjo është një nga arsyet pse 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e Edi Ramës më 30 qershor”-tha Basha, i cili theksoi se vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, do të punojë për njerëzit, jo për klientët e kryeministrit.

Takimet vinë në kuadër të mobilizimit për aksionin opozitar.Me 8 korrik, opozita zhvilloi protestën e parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit./b.l/noa.al/