Transmetuar më 11-07-2019, 14:25

“Muzika rep më terrorizon”. Është ky arsyetimi që dha 27-vjeçari Michael Paul Adams, pasi vrau Elijah Al-Amin, 17 vjeç, teksa ky i fundit po dëgjonte muzikë rep.

Adoleshenti ishte përballë një minimarketi mbrëmjen e 4 korrikut, në Peoria, të Arizona dhe po dëgjonte muzikë, kur agresori u sul drejt tij dhe e theri me thikë në qafë.

27-vjeçari deklaroi se po merrte disa pije, kur dëgjoi dikë që po afrohej pas tij, duke dëgjuar muzikë. Ajo skenë e acaroi, dhe siç tha në polici, e bëri që të ndihej të rrezikuar, duke e sulmuar të riun.

17-vjeçari amerikan u dërgua në spital në gjendje kritike, por për shkak se gjendja e tij ishte kritike, ndërroi jetë në spital.

Në momentin e sulmit 17-vjeçari shoqërohej nga e dashura, e cila mbeti e terrorizuar nga skena, shkruan noa.al.

Agresori u arrestua nga policia, ndërkohë që rezulton me një sërë precedentësh penalë. Ndërkohë avokati i tij pretendon se Michael vuante prej kohësh nga çrregullime mendore dhe vështirësi në të kuptuar. /a.y/noa.al