Transmetuar më 11-07-2019, 12:21

Teksa po punohej në një lulishte në qytetin e Korçës, punëtorët janë përballur me disa eshtra njeriu.

Zbulimi është bërë ditën e sotme në lulishten “Shën Maria” të qytetit juglindor.

Të alarmuar punëtorët kanë lajmëruar policinë, e cila po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për eshtra të varreve të vjetra ortodokse.

Në fotografi mund të shihni pamje nga lulishtja në fjalë. /a.y/noa.al