Transmetuar më 11-07-2019, 12:11

Edhe kur është me pushime, larg televizionit, moderatoria italiane Maria De Filippi, vijon të mendojë për punën.

Prezantuesja e Mediaset, ka zgjedhur të bëjë një mini kroçerë me anije, pa harruar që të marrë me vete stafin e saj.

Programet e shumta që moderon, bëjnë që të mos ketë shumë kohë për vete.

Megjithatë poaparacët italianë e kanë fotografuar teksa me kolegët e punës ndodhej në varg brigjeve të Korsikës.

Ajo është fotografuar me bikini të bardha dhe me një trup super në formë, ku ndonëse i ka kaluar të 50-at, vijon të mahnisë me linjat. /a.y/noa.al