Transmetuar më 11-07-2019, 11:41

Hapet në Tiranë, zyra së Oficerit Ndërlidhës së EUROPOL, nën praninë e drejtores ekzekutive këtij institucioni, Catherinë De Bolle.

Në fjalën e rastit drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi se Policia e Shtetit është e angazhuar për të kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë publike rajonale dhe më gjerë, nëpërmjet bashkëpunimit me policitë homologe dhe agjencive ligjzbatuese partnere.

“Pjesëmarrja e Policisë së Shtetit në pikat fokale të EUROPOL-it, është prioritet kryesor i Zyrës Kombëtare të EUROPOL-it në Tiranë, pasi kjo ka një rëndësi të veçantë në përmbushjen e detyrimeve strategjike të Policisë së Shtetit, të cilat rrjedhin nga Prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, asistenca e EUROPOL-it në përmirësimin e analizës së informacionit kriminal në përgjithësi, si edhe përfshirja e Policisë së Shtetit në hetimet dhe operacionet e përbashkëta, është një objektiv që ne jemi duke e ndjekur me vendosmëri dhe këmbëngulje, për të bërë të mundur luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit ndërkombëtar, trafikut të lëndëve narkotike dhe migracionit të paligjshëm”, u shpreh Veliu.

Ai bëri me dije se gjatë vitit 2018, nga Zyra Kombëtare e EUROPOL-it janë zhvilluar 8 operacione, ndërsa gjatë këtij 6 mujori janë zhvilluar 12 operacione.

Sipas tij, këto rezultate tregojmë edhe njëherë angazhimin, vendosmërinë dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit në luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar brenda edhe jashtë kufijve të vendit.

Veliu tha se gjatë vitit 2018 dhe 2019 janë ndjekur të gjitha procedurat për përditësimin e marrëveshjes operacionale me EUROPOL-in si edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e Oficerit Ndërlidhës të EUROPOL-it pranë Policisë Shqiptare për ta çuar më përpara bashkëpunimin dhe koordinimin e punës me Zyrën Ndërlidhëse të EUROPOL, inaugurimin e së cilës, është kënaqësi ta bëjmë sot. /a.y/noa.al