Transmetuar më 11-07-2019, 11:30

Një aksident tragjik është shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për pasojë kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh shqiptarë.

Viktimat janë 68-vjeçari Muhamet Oparaku dhe bashkëshortja e tij Bukurie Oparaku, 64 vjeçe nga Pogradeci.

Bashkëshortët javën e kaluar, ishin duke udhëtuar me makinën e tyre ‘Toyota Corolla’ në Harrison Avenue, kur u përplasën nga makina e drejtuar nga 29-vjeçari amerikan Donald Kumar Davis, i cili u arrestua nga policia pak pas ngjarjes.

Mësohet se Muhamet Oparaku ka qenë shef policie në Pogradec, ndërsa rreth dhjetë vite më parë emigroi në SHBA, bashkë me të shoqen.

Aktualisht komuniteti në zonën ku jetonte çifti Oparaku, ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh për të mbuluar shpenzimet e funeralit, në mënyrë që trupat e pajetë të kthehen në Shqipëri. /a.y/noa.al