Transmetuar më 11-07-2019, 10:59

Kërcënohet me jetë ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, të cilit i është dërguar një zarf me plumb brenda.

Zarfi me plumbin e kalibrit 22 mm, është dërguar në adresën postare të Salvinit, ndërkohë që u zbulua nga shërbimi postar i Sesto Fiorentino, në Firences.

Mediat italiane raportojnë se plumbi ishte mbështjellë me letër alumini, ndërkohë që u sekuestrua nga policia për ekzaminime të mëtejshme.

Lidhur me këtë kërcënim Salvini tha se, “Mendjet e sëmura nuk më trembin. Kam marrë mbi 100 kërcënime qysh kur jam bërë ministër. Sigurisht janë fjalë urrejtje që nuk më trembin, përkundrazi më bëjnë më të vendosur për të luftuar krimin e çdo natyre qoftë”.

Ky është kërcënimi i disatë që nga marrja e detyrës për Matteo Salvinin, të cilit pak muaj më parë iu dërgua edhe një zarf me fjalë kërcënuese, ku dërguesit pretendonin se ishin shqiptarë. /a.y/noa.al