Transmetuar më 11-07-2019, 10:42

Një makinë Lamborghini është bllokuar nga policia në Tiranë, për shkak se ishte parkuar gabim disa herë.

Me stilin e “të fortëve” për shkak të makinës luksoze, i zoti i mjetit duket i ka sfiduar rregullat.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale ku shkruan:

“Lamborghinin ta kesh me jetë lali, por mëso të parkosh, siç parkon dhe në Gjermani! Faleminderit qytetarëve që raportojnë çdo ditë problematikat tek aplikacioni “Tirana Ime”- një mundësi që secili të sillet si kryetar bashkie për mëhallën e vet”, shkruan Veliaj.

Kështu nëpërmjet fotografive shikohet se si Lamborghini është parkuar në tre raste të ndryshme gabim. /a.y/noa.al