Transmetuar më 11-07-2019, 09:30

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, ndonëse është 93 vjeçe, nuk heq dorë nga ushtrimi i detyrave të saj.

Edhe pse e veshur me dorashka të bardha ajo mbolli një pemë në kopshtin e Niab, pranë institutit kombëtar të botanikës.

Sovrania nuk u tërhoq nga frika e lodhjes, madje refuzoi çdo lloj ndihme.

Kështu mbretëresha deklaroi se, “Mund t’ia dal ende vetë”.

Sovrania e çoi deri në fund detyrën e saj me vendosmëri, duke mos i bërë aspak pis dorashkat. /a.y/noa.al