Përplasje mes dy trenave, 10 të vdekur dhe 64 të plagosur
Transmetuar më 11-07-2019, 09:07

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 64 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së fuqishme mes një treni pasagjerësh dhe një tjetri mallrash në qytetin e Rahimyar Khan, në Pakistan.

Treni i mallrave kishte ndaluar në stacionin hekurudhor, kur ai i pasagjerëve e goditi furishëm.

Të plagosurit u shpërndanë në disa spitale të zonës, ku një pjesë e tyre ndodhen në gjendje kritike.

Në operacionin e ndihmës së shpejtë, pas aksidentit të kësaj të mërkure, ndërhyri edhe ushtria.

Në një deklaratë, Kryeministri Imran Khan u shpreh i keqardhur pë ngjarjen e rëndë dhe kërkoi që të merren masa urgjente që raste të tilla të mos përsëriten si dhe të garantohet siguria në hekurudha. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...