Transmetuar më 11-07-2019, 08:55
Këngëtarja Era Rusi e ka mbajtur jetën private gjithnjë larg syve të publikut.
Por teksa këtë të mërkurë ka qenë e ftuar në “Trokit”, ajo ka zbuluar më shumë.
Era ka treguar se të gjithë ish-at kanë qarë kur janë ndarë nga ajo sepse “kur e humbet, e kupton ç’ke humbur’.
“Të gjithë kanë qarë. Kur e humbet e kupton. Edhe unë kam qarë.
Shiko unë jepem shumë në një marrëdhënie, ndoshta ma marrin si për të mirëqenë. Kur iki unë, fillojnë kuptojnë”, u shpreh Era.