Stuhi e fuqishme, bllokohet dogana e Kakavijës
Transmetuar më 11-07-2019, 08:16

Moti i keq dhe stuhia e fuqishme që përfshiu qarkun e Gjirokastrës, gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes ka shkaktuar dëmtime të shumta.

Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, era e fuqishme ka shkulur një pemë, duke bllokuar doganën e Kakavijës.

Për pasojë janë shënuar vështirësi në qarkullimin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, për të bërë të mundur hapjen e rrugës.

Në videon më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...