Transmetuar më 11-07-2019, 07:44

Po luante jashtë shtëpisë, pas një makine, kur automjeti nisi të lëvizte, duke e shtypur.

Vogëlushja 7-vjeçare Chantelle Keenan, gjeti vdekjen në Drogheda, në kontenë e Louth të Irlandës më 7 korrik.

E mitura u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht plagët e marra ishin aq të rënda sa që i shkaktuan vdekjen pak orë me vonë.

Një grup fëmijësh ishin duke lozur pas makinës, kur ajo nisi të lëvizë, ku ndërsa pjesa më e madhe e fëmijëve u larguan, vogëlushja nuk arriti që të ikte, duke u përplasur pas kangjellave.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush e ka shkaktuar aksidentin tragjik, shkruan noa.al.

Familja e vogëlushes e shokuar për ngjarjen e bëri publike ngjarjen në rrjetet sociale, si mënyrë paralajmërimi për të tjerët në mënyrë që të shmangen ngjarje të tjera si ai i Chantelle. /a.y/noa.al