Transmetuar më 11-07-2019, 00:12

Ka degjeneruar në përdorimin e fjalëve fyese dhe të rënda debati mes avokatit Altin Goxhaj dhe gazetarit Bledi Mane.

Të ftuar në emisionin “Arena”, Goxhaj dhe Mane kanë nisur të debatojnë ashpër mes tyre dhe më pas e kanë kaluar replikën në akuza personale duke degraduar në fjalor.

Më poshtë lexoni të plota replikat që bënë drejtuesin e emisionit Dritan Hila të ndërpresë transmerimin.

Pjesë nga debati: 

Altin Goxhaj: Ai është zhurmues i Mero Bazes. Unë kam një argument pa mbyllur që është ai i protestës.

Bledi Mane: Me fal se janë këta zotërinjtë këtu, se do thoja ndonjë fjalë tjetër.

Hila-Goxhajt: Po ti po i hedh vetë benzinë zjarrit. 

Bejtja për Manen: Të mbarojë benzinën ky.

Mane: Ça është kjo të mbarojë benzinën ky. Si më ofendon ti mua tani. 

Bejtja: Të thash mos i hidh benzinë.

Mane: Ti vjen nga Ballshi me naftë dhe me benzinë, unë jam përmetar, jemi natyrë minerale. 

Goxhaj: Pse shqetësohesh kur flas për Bashën, nuk po flisja për Ramën.

Mane – Goxhajt: Pranoje publikisht. Ti dështove që ishe kandidat. 

Goxhaj: Pse u shqetësove ti që unë po flas për Bashën?

Mane: Unë të q* ty dhe Mero Bazen edhe Edi Ramën. Vetëm kaq po të them. Je në terezi apo jo.

Goxhaj: Është turp i madh të merrem me ty.

Mane: Më përmend ti mua Mero Bazen, a je në terezi apo jo.