12 shenjat që tregojnë se i dashuri i juaj dëshiron të kalojë jetën me ty
Transmetuar më 10-07-2019, 21:53

Vajzat ëndërrojnë për “Princin e Kaltër” ende pa pasur një të dashur. Ndryshe ndodh për meshkujt të cilët fillojnë të mendojnë për partneren e tyre të jetës vetëm pasi ta kenë gjetur atë. Meshkujt nuk janë shumë të zotë për të shprehur emocionet e tyre por janë të aftë për t’i vënë në zbatim ato.

Më poshtë ne po ju sjellim 12 shenjat që tregojnë se i dashuri i juaj dëshiron të kalojë gjithëbjetën me ty.

Ai po e planifikon jetën rreth teje

Nëse një mashkull po përpiqet të qendrojë sa më pranë teje, kjo është një shenjë që tregon se ai dëshiron të të ketë pjesë të jetës së tij.

Ai flet më shpesh “ne” sesa “unë”

Kur një mashkull flet për t’i bërë gjerat bashkë si çift, atëherë kjo është një shenjë që ai dëshiron që kohën ta ndajë me ty. Me gjasa ai po kërkon që të kalojë jetën me ty.

Ai nuk e ka problem që të kalojë kohën në shtëpi me ty

Është mirë që t’i të bësh qejf me të dashurin tënd. Por ajo që ka rendësi është që ju ndjeheni mirë së bashku edhe kur kaloni kohë në shtëpi. Mund të mos keni jetuar ende me njëri tjetrin por shoqëria e tij të bën të ndjehesh mirë edhe kur bën pazar, shijoni darkat së bashku apo shihni filma në shoqërinë e njëri tjetrit.

Ai është me ty edhe kur gjërat nuk ecin shumë mirë

Nëse partneri juaj nuk e ka problem të jetë pranë teje kur ti ke probleme, është një shenjë e qartë që ai ju vlerëson shumë. Është e lehtë të jeni bashkë kur gjërat shkojnë mirë por të ecni së bashku kur ka probleme kjo kërkon kujdes serioz dhe përkushtim. Duke qenë pranë njëri tjetrin në çdo rast, nënkupton se ju mund t’i bëni ballë problemeve së bashku.

Ju blini diçka së bashku

Mund të jetë një qen, një objekt apo një shtëpi e re. Të blini gjëra së bashku dhe të ndani përgjegjësitë, nënkuptohet një marrëdhënie e gjatë. Fillimisht ju merrni një qen së bashku. Më pas ku i dihet, mund të keni fëmijë gjithashtu.

Ju jeni pjesë e familjes së tij

Nëse keni arritur në atë fazë që ai ju fton në një drekë me familjen e tij, po bëni gjënë e duhur.

I rrëfeni pasionet njëri tjetrit

Në një lidhje këshillohet që të ndahen pasionet apo dëshirat me njëri tjetrin. Është argëtuese kur ju mund të shihni film së bashku, të praktikoni joga, të bëni fotografi apo të punoni së bashku në projekte të ndryshme. Interesat e përbashkëta, i afrojnë edhe më shumë njerëzit me njëri tjetrin.

Ai po përpiqet fort që të bëhet pjesë e familjes tënde

Ti mund të mos kesh dëshirë që të takosh të afërmit e tij por kjo mund të mos jetë e njëjta gjë për të. Nëse i dashuri juaj mban kontakte me familjarët e tu apo dëshiron të marrë pjesë në sporte të ndryshme me babanë tënd, kjo është një shenjë e sigurt që ai dëshiron të jetë pjesë e jetës tënde për vitet në vazhdim.

Ai dëshiron që të bëjë surpriza për ty

Pavarësisht se është pjesë e jetës tënde prej muajsh apo prej pak vitesh, ai dëshiron sërish që t’ju surprizojë në mënyrë që të shohë buzëqeshjen në fytyrën tënde. Rutina mund të jetë shkatërruese për marrëdhënien në çift, prandaj është e rendësishme që gjërat të mbahen të freskëta dhe të mos harrohet momenti romantik që ju solli bashkë. Kjo është arsyeja që ai po përpiqet fort të planifikojë momente emocionuese për dashurinë që ju mban bashkë.

Ai flet për fëmijët

Një mashkull flet për fëmijë vetëm nëse është 100 përqind i sigurtë që dëshiron të kalojë jetën me ty. Ndryshe ai nuk do e diskutonte aspak këtë temë me ty. Edhe nëse ai flet me shaka për familje dhe fëmijë, biseda të tilla nënkuptojnë një hap më shumë drejt një marrëdhënie që çdo femër e ëndërron.

Ju jetoni së bashku

Është gjithmonë gjë e duhur të ndani jetën bashkë përpara se të kuptoni se jeni bërë për njëri tjetrin. Ndaj nëse keni hyrë në këtë fazë të jetës, përgëzime. Kjo nënkupton që ju jeni gati t’ia dedioni njëri tjetrit jetën. Nëse ideja e bashkëjetesës ishte e tija, nënkupton se ti je e vetmja dhe e fundit për të.

Ai dëshiron të jetë i lumtur

Nëse ai dëshiron të flasë për mirëqënien tuaj dhe objektivat afatgjate mes jush, mund të jeni e sigurtë që ai po planifikon të kalojë kohë me ju sa më shumë të jetë e mundur. Djemtë nuk i marrin lehtë këto gjëra./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...