Basha nga Fieri: Nuk jemi në betejë për karrige, të ndryshojmë sistemin
Transmetuar më 10-07-2019, 21:17

Pas Mallakastrë, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal në Fier për të përcjellë nga aty mesazhe politike.

Kjo që po bëhet nuk është betejë për karrige, tha Basha, por qëllimi është për të rrëzuar këtë sistem dhe ajo që solli Rama të mos përsëritet më.

“Kjo nuk është një betejë për pushtet personal. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”, deklaroi Basha.

Ai solli në vëmendje edhe artikulimin e medias gjermane që i cilësoi “protesta proeuropiane" tubimet e opozitës.

“Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si “protestuesit pro-europianë”, tha Basha, i cili shtoi se “meritë të jashtëzakonshme për këtë ka bashkimi i qytetarëve, që ka ngjallur shpresën për ndryshim”, vijoi Basha. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...