Transmetuar më 10-07-2019, 18:59

Tre persona të lënduar kanë mbetur nga aksidenti i ditës së sotme në Elbasan, ku u përfshi edhe një makinë e Ambasadës Ruse në Tiranë.

Mësohet se më rëndë është plagosur drejtuesi i mjetit “Benz”, ndërsa dy personat e tjerë që ndodheshin në makinën e selisë diplomatike kanë marrë tronditje të lehta.

Lagështia në rrugë dyshohet se ka qenë shkaku i aksidentit te “Kthesa e Murrasiht”.

Për disa minuta u krijua një trafik i rënduar por më pas u lirua. /k.k/noa.al/