Transmetuar më 10-07-2019, 18:39

Një futbollist amator nga Shtropshire i Britanisë për pak humbi shikimin pasi bëri dush me lente në sy.

Ai nuk kishte informacion mbi rrezikshmërinë e mbajtjes së lenteve gjatë dushit dhe për pak e pësoi. Në janar të vitit 2018, ai vuri re një shenjë në sy, për të cilën i thanë se është infeksion.

Rezultatet dolën pozitive për Keratitis Acanthamoeba, një infeksion nga një organizëm i vogël që gjendet në ujë dhe është në gjendje të hyjë në sy përmes një prerjeje të vogël, shpesh shkaktohet nga lentet e kontaktit.

Në mars të vitit 2018, Nick, një gazetar lokal dhe sportist, papritmas humbi shikimin e tij ndërsa ngiste makinën dhe që nga ajo kohë nuk u shërua kurrë.

Gjatë kësaj periudhe ai është përpjekur të marrë mjekime që të mos humbasë plotësisht shikimin në syrin e dëmtuar.

Ai ka bërë dy operacione, njëra prej të cilave ishte të pastronte infeksionin dhe tani po pret një transplant të kornesë që të rikthejë shikimin. /k.k/noa.al/