Qeveria hap edhe 471 vende të lira në administratë
Transmetuar më 10-07-2019, 17:32

Qeveria ka vendosur sot që numri i punonjësve me kontratë të pjesshme për vitin 2019 të rritet me 471, duke shkuar nga 1335 që u vendos në fillim të vitit në 1806. Në vendimin e mëposhtëm qeveria përcakton edhe institucionet ku do të shtohen punonjësit e rinj me kontratë të pjesshme.

Vendimi i plotë

1.Në vendimin nr.16, datë 16.1.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:

a)Në pikën 1, numri i punonjësve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet 1 806 punonjës.

b)Në lidhjen nr.1, të përmendur në pikën 1, bëhen shtesat, me këtë përmbajtje:

i.Ndarja “Gr.30, Gjykata Kushtetuese” shtohet sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

ii.Në ndarjet “Gr.02, Kuvendi”; “Gr.05, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”; “Gr.06, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”; “Gr.10, Ministria e Financave dhe Ekonomisë”; “Gr.14, Ministria e Drejtësisë”; “Gr.26, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”; “Gr.29, Këshilli i Lartë Gjyqësor”; “Gr.87, Institucione të tjera qeveritare” dhe “Gr.95, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, shtohen nënndarjet përkatëse sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.Ngarkohen institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre.

Loading...
Loading...