Transmetuar më 10-07-2019, 16:24

Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllanaj.

Vendimi është marrë sot dhe është publikuar në faqen e kryeministrisë.

Persida Asllani qëndroi në këtë detyrë për 5 vite. Ajo u emërua në gusht të vitit 2014 në vendin e Aurel Plasarit. Nuk dihen ende aryset e lirimit nga detyra.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Lirimin nga detyra të Drejtorit të Bibliotekës Kombëtare

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./b.l/noa.al/