Transmetuar më 10-07-2019, 16:02

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me ambasadoren e OSBE/ODHIR, Audrey Glover.

Në këtë takim Kryemadhi mësohet se do t’i paraqesë ambasadores Glover një dosje të plotë ku sipas pretendimeve të LSI, në të ndodhen shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet e kryera më 30 qershor.

Takimi i Glover me Kryemadhin vjen një ditë pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Badha dhe dy ditë nga protesta e 10 kombëtare e opozitës kundër qeverisë Rama.

“Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi takohet me ambasadoren e OSBE/ODHIR, Audrey Glover. Kryemadhi do paraqesë një dosje të plotë ambasadores Glover, me të gjithë shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet moniste të mbajtura nga qeveria  më 30 qershor”, njofton zyra e shtypit të LSI-së.

Kujtojmë se një ditë më parë shefja e OSBE/ ODIHR takoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, por nuk kishte detaje për atë se çfarë kanë diskutuan mes tyre në selinë blu. Disa orë pas takimit, koalicioni opozitar iu drejtua  KQZ me një letër që mbante firmën e sekretarit të përgjithshme të PD-së, Gazment Bardhi,  i cili i kërkonte këtij institucioni që t’i vihen në dispozicion të gjitha materialet zgjedhore. /b.l/noa.al/