Transmetuar më 10-07-2019, 14:43

Bën dush me lentet e kontaktit, por për pasojë humb shikimin në njërin sy.

Nick Humphreys, 29 vjeç nga Shrewsbury, Angli, nuk e kishte idenë se sa i rrezikshëm ishte zakoni i tij i të larit me lente, deri kur pas një ndeshje futbolli kuptoi se diçka nuk shkonte me syrin e tij

Teksa ishte duke i dhënë makinës në janar të vitit 2018, Nick humbi shikimin, kështu që vendosi që të shkonte tek mjeku, për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Mjeku i tha se një bakter kishte hyrë në syrin e tij dhe e kishte dëmtuar. Kjo pasi sipas mjekut duke u larë me lente, bakteret i kishin hyrë në sy.

Për 18 muaj me radhë, Nick bëri të pamundurën për të shpëtuar shikimin, por njëri sy humbi komplet funksionin e të parit.

I riu mbante syze prej vitesh dhe shumë rrallë mbante lente, si dhe kujdesej për higjienën e tyre maksimalist, pasi i përdorte duke luajtur futboll dhe ndodhte që të mos u hiqte gjatë dushit, shkruan noa.al.

I riu e tregoi historinë e tij për mediat si mënyrë paralajmërimi që persona të tjerë të mos e pësojnë si ai. /a.y/noa.al