Neymar refuzon grumbullimin te PSG, shkon te CR7
Transmetuar më 10-07-2019, 13:49

Cristiano Ronaldo dhe Neymar bashkë në Torino. Ëndrra e tifozëve të Juventusit bëhet realitet, të paktën gjatë xhirimit të një spoti publicitar të dëstinuar për tregun brazilian.

“O’Ney” refuzoi të grumbullohej me Paris SG për sezonin e ardhshëm, duke ndezur tërbimin e klubit francez që ka paralajmëruar masa të rrepta disiplinore dhe financiare.

Por kjo nuk e ka penguar sulmuesin brazilian të vizitojë Torinon, ku është takuar me yllin portugez të Juventusit për të xhiruar një reklamë.

Fshehtësia e kësaj vizite është prishur nga një foto e publikuar në Instagram nga shoku i ngushtë i CR7.

Loading...
Loading...