Nisin muajin e mjaltit, Gazi i bën nuses dedikimin më të bukur
Transmetuar më 10-07-2019, 13:13

Një muaj më parë aktori i humorit Gaz Paja i dha fund beqarisë, duke u martuar me partneren e tij prej disa vitesh.

Por teksa tashmë duket se i kanë mbylur angazhimet, çifti i ri më në fund duket se ka nisur muajin e mjaltit.

Ka qenë Gazi ai që ka publikuar një foto me nusen, teksa të dy darkojnë, buzë një pishine.

Me këtë foto ai i ka bërë një dedikim romantik të shoqes, duke e quajtur “Bota ime”.

Bukuroshja dibrane 25-vjeçare i ka rrëmbyer zemrën aktorit 40-vjeçar, duke bërë që për të “bukurën e dheut” siç dhe e ka quajtur publikisht, të mos i kursejë fjalë e bukura. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...