Transmetuar më 10-07-2019, 12:43

Në vijim të vizitës së tij në Bosnje, Presidenti Ilir Meta ka takuar kampionen e botës në xhudo, Majlinda Kelmedi dhe ekipin që e shoqëonte.

Ai i cilëson sportistët shqiptarë si ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira.

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës.

Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë”, shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Bosnje, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë. /a.y/noa.al