Transmetuar më 10-07-2019, 12:15

Të pasurit e një lëkure të butë dhe të shkëlqyeshme është ëndrra e çdo gruaje.

Me kalimin e kohës, lëkura ka tendencë të jetë gjithnjë e më pak elastike dhe zakonet tona të këqija, të tilla si ekspozimi i tepruar ndaj diellit ose përdorimi i trajtimeve specifike, përshpejtojnë këtë proces.

Në këtë artikull ne paraqesim recetën e maskës së domates që do t’ju lejojë të keni një lëkurë të re dhe të butë në vetëm 20 minuta:

Përbërësit: 1/2 domate, 1 lugë çaji sheqer

Përgatitja: Përzieni dy përbërësit në një tas. Aplikoni përzierjen në fytyrë. Masazhoni lëkurën për dy ose tre minuta për të lehtësuar hapjen e poreve dhe për të eleminuar qelizat e vdekura.

Pas kësaj kohe, lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe thajeni me një peshqir të pastër pambuku./b.l/noa.al/