Transmetuar më 10-07-2019, 12:05
Arma e sekuestruar

Një person i cili lëvizte me armë në makinë, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

Bëhet fjalë për një 47-vjeçar polak me banim në Durrës, të cilit mbrëmjen e kësaj të marte iu gjet me vete një pistoletë dhe shtatë fishekë.

Patrulla e përgjithshme e policisë së Durrësit, bëri arrestimin në flagrancë të A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës.

I dyshuari qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë. Ai u kap në lagjen Nr. 18, , ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia ka gjetur një armë zjarri tip pistoletë “TT” dhe shtatë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, teksa po punohet për të zbuluar se pse lëvizte i armatosur. /a.y/noa.al