Transmetuar më 10-07-2019, 11:28

Çdo të enjte jemi mësuar që të mbahet seanca e përjavshme, parlamentare, por ditën e nesërme nuk do të ketë.

Kështu seanca e parashikuar të mbahet nesër me 11 korrik është shtyrë për në 18 korrik.

Njoftimi vjen nga Kuvendi bashkë me shpjegimin përkatës.

“Seanca plenare e planifikuar për më 11 korrik 2019, shtyhet më datë 18 korrik 2019, pasi shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare”, thuhet në njoftim.

Kështu brenda një jave pritet që çështjet që janë ende në shqyrtim, të kenë përfunduar. /a.y/noa.al