Kishin mbjellë kanabis, arrestohen dy persona në Selenicë
Transmetuar më 10-07-2019, 11:19

Dy persona janë vënë në prangat e policisë në Selenicë, teksa është goditur një tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, efektivët e policisë së Selenicës,

gjatë kontrollit në territorin e fshatit Vërmik, kanë gjetur dhe asgjësuar fidanë dhe kubikë ku ishin kultivuar fara të dyshuara të llojit kanabis sativ.

Në vijim veprimeve hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë H.O., 55 vjeç dhe F.A., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...