Mbrojtja civile, Rama: Sanksione për privatin dhe shtetin, nuk mund t’i hapim gropën vetes
Transmetuar më 10-07-2019, 10:53

Gjatë prezantimit të projektligjit për mbrojtjen civile, Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ketë riorganizim, por edhe sanksione për shkekësit, qofshin privatë apo institucione shtetërore.

Duke folur paraditen e sotme, ai tha se është një projektligj që synon t’iu jetë sa më pranë komuniteteve që mund të përballen me fatkeqësi natyrore.

“Me këtë ligj ka arsye të jemi optimist se kemi një shpërndarje të qartë të përgjegjësive, zinxhir të mirëpërcaktuar të roleve dhe po ashtu. Do të ketë sanksione të qartë për çdo institucion apo subjekt privat, nuk mund dot që në përditshmëri ti hapim gropën vetes e pastaj kur vjen furtuna t’i kërkojmë shtetit të në nxjerrë nga gropa, nuk mund dot ti bien shkurt duke këputur kanalin e shkarkimit të ujërave për të bërë një hyrje me palma në lokal dasmash e pastaj ankohemi pse shteti na prishi dasmën kur erdhi furtuna”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se njësitë e qeverisjes vendore nuk mund të mos jenë të papërgjegjshme njësoj si një pronar i një lokali dasmash.

Kryeministri deklaroi se sot mund të thuhet me plotë gojën se ekziston një bazë e re ligjore e hartuar me një strategji për reduktimin e riskut nga fatkeqësitë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...