Transmetuar më 10-07-2019, 10:33

Vijojnë tensionet mes bashkëshortes së princit William të Anglisë, Kate Middleton me gruan e princit Harry, Meghan Markle.

Gjatë pagëzimit të vogëlushit Archie, djalit të Meghan dhe Harry, familja mbretërore publikoi dy fotografi zyrtare.

Në të parën e cila është bardhë e zi, shihet Harry dhe Megjan me djalin në krah, ndërsa në të dytën e gjithë familja.

Por në këto foto nuk shpëtoi një detaj… Vëmendja u përqendrua tek qëndrimi i ngurtë i Kate dhe William, të cilët dukeshin si në siklet.

Sipas ekspertes së familjes mbretërore angleze Judi James, duka dhe dukesha e Cambridge dukeshin shumë të ngrirë në raport me gjyshin Charles dhe bashkëshorten e tij Camilla. Madje Kate duket e ulur shumë e distancuar nga Meghan dhe Archie, teksa duket sikur është gati për tu çuar dhe larguar.

Ndërkohë William shihet me një buzëqeshje të sforcuar. Sipas James, prania e Kate dhe William në pagëzimin e nipit të vogël, duket se është bërë për fasadë. /a.y/noa.al

Harry dhe Meghan pagëzojnë djalin, dalin fotot zyrtare