Transmetuar më 10-07-2019, 10:05

Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj ka reaguar ashpër teksa në muret e kalasë së Himarës ka parë mesazhe të shkruara në greqisht, kundër shqiptarëve.

Teksa ka publikuar fotot ai shkruan se në to thuhet “Himara, tokë greke”, “Kacifas i pavdekshëm” etj.

Madje ai shigjeton ashpër ministrinë e Turizmit, teksa thotë se nëse një rast i tillë do të ndodhte në Greqi do të quhej incident diplomatik.

“Një turp i madh që në mes të sezonit turistik, askush nuk bën asgjë për të fshirë këto shkrime ofenduese si: Himara është Greqi dhe Epir, në muret e kalasë së Himarës. Ministri e Turizmit si je?

Nëse shkrime të tilla do bëheshin në Greqi do quhej incident diplomatik… kur bëhen në Shqipëri quhet sezon turistik…TURP!”, shkruan Binaj. /a.y/noa.al