Vrau kunatin dhe më pas veten, e akuzonte për lidhje me ish-gruan
Transmetuar më 10-07-2019, 09:36

Dalin detaje të reja lidhur me krimin e ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Korçë, ku 57-vjeçari Gramoz Nako dyshohet se u vra nga vëllai i gruas së tij, Serefedin Zenellari 71 vjeç.

Nga hetimet e policisë dyshohet se i moshuari është konfliktuar me burrin e motrës, pasi e akuzonte se kishte lidhje intime me ish-gruan e tij.

Kjo pasi Zenellari prej disa vitesh ishte ndarë nga e shoqja dhe që nga ai moment kishte krijuar dyshime se ajo kishte lidhje intime me kunatin. Dyshime të cilat ishin shtuar pasi ish-gruaja kishte shkuar në SHBA, ku jetonte dhe vajza e tyre.

Teksa Nako prej pak ditës ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe jetonte, ata ishin takuar pasditen e së hënës në kafe dhe më tej ishin ndarë.

Pas kësaj në mbrëmje Zenellari ka shkuar në shtëpinë e kunatit, ku dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe më tej e ka vrarë me pistoletë.

Fillimisht u dyshua se vrasja e 57-vjeçarit u bë për grabitje, pasi mungonin 13 mijë euro, por kjo pistë përjashtohet nga policia.

Teksa policia ka kërkuar të shoqërojë disa persona të rrethit familjar, dyshimet kanë rënë edhe mbi 71-vjeçarin.

Por ndërsa policia ka shkuar në banesën e tij për ta shoqëruar mëngjesin e kësaj të marte, Zenellari vrau veten me pistoletë, armë me të cilën mendohet se i mori jetën edhe kunatit. /a.y/noa.al

I mori jetën kunatit pas kthimit nga Amerika, vetëvritet i dyshuar për krimin

Korçë, vritet me armë zjarri emigranti i sapo kthyer nga Amerika

Loading...
Loading...