Gjeli këndon shumë dhe denoncohet, gjykata e dënon!
Transmetuar më 10-07-2019, 08:59

Një gjel u dënua nga gjykata, pasi këndon shumë! Historia e pazakontë vjen nga Zvicra, ku gjeli i një pularie pranë Zyrihut, nuk do mund të këndojë më natën dhe as në mëngjes herët, por sidomos të dielën.

Një gjykatë zvicerane e dënoi të zotin e pularisë që ta mbajë gjelin të mbyllur në një ambient me izolim akustik, gjatë orëve të natës, në mënyrë që banorët përreth të kenë mundësi të flenë

Gjeli në fjalë jeton në shoqërinë e mbi dhjetë pulave, në pularinë që ndodhet në një zonë të banuar dhe të karakterizuar me vila, ku rritja e kafshëve për pasion, sipas vendimit të gjykatës, është e lejuar, por pa shqetësuar banorët e tjerë.

Kështu i zoti i pularisë duhet ta mbajë gjelin në një ambient të izoluar prej nga nuk duhet të dëgjohet kënga e tij, nga ora 22.00 e mbrëmjes deri në 08.00 të mëngjesit, teksa të dielën deri në orën 09.00. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...