Transmetuar më 09-07-2019, 21:52

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara ku një vrimë gjigante është hapur në mes të rrugës.

Pamjet janë filmuar nga disa persona të tjerë dhe duket në një moment që makina “përpihet” në thellësi.

Fatmirësisht, mjeti ishte i parkuar dhe brenda nuk ndodhej asnjë person. Pasi nxorrën mjetin nga vrima e madhe, autoritetet thanë se do marrin masat për të rregulluar rrugën.

Sipas tyre, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar lagështi në tokë, prandaj makina “u fundos”. /k.k/noa.al/