Transmetuar më 09-07-2019, 21:28

Mund të tingëllojë e çuditshme, por disa ushqime të cilat ju nuk i konsumoni sepse keni frikë se iu shëndoshin, në fakt nuk është e vërtetë.

Ja disa prej tyre:

Supa

Hulumtimet kanë treguar se disa prej suprave mund të jenë edhe më shumë të mbushura se një vakt i plotë duke përdorur të njëjta produkte.

Duke konsumuar një supë ju mund të merrni afërsisht 20% më pak kalori në atë vakt. Nëse ju shtoni supë në dietën tuaj, ju do të shihni një ndryshim pa pasur nevojë të provoni shumë.

Mishi

Mos e shkurtoni mishin nga dietën tuaj për të humbur peshën! Ne ju rekomandojmë që të zgjedhni shkurtime të pakta të mishit, pasi ka disa lloje mishrash të mbushur me yndyrë të ngopur dhe nuk do t’ju ndihmojnë në dietën tuaj.

Megjithatë, peshku ka pak yndyrë dhe i pasur me protein dhe omega 3 të cilat stimulojnë ngopje në stomakun tuaj.

Vezët

Ato kanë një sasi të lartë të kolesterolit, por hulumtimet kanë vërtetuar se kolesteroli që rritet kur hani vezë nuk është i dëmshëm. Vezët përbëhen nga të gjitha nëntë aminoacidet esenciale.

Karbohidratet themelore nuk janë aq të mbushur me proteina, kështu që vezët për mëngjesin tuaj mund të ndikojnë pozitivisht për të nisur ditën.

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se njerëzit që konsumojnë vezë për mëngjes, humbin peshë më shpejt në krahasim me dikë që nuk konsumon vezë.

Mollët

Mollët kanë një fibër të tretshme, e cila quhet pectin, e cila rregullon tretjen e ushqimeve. Ato gjithashtu përmbajnë 85% ujë për çdo copë mollë.

Bollguri

Përbëhet nga shumë fibra dhe thith një volum të lartë të ujit kur gatuhet. Edhe pse nuk ka ndonjë shije në vetvete, ju mund ta hani atë duke i shtuar arra apo fruta të tjera.

Patatet

Patatet kanë niseshtesë rezistente, e cila është e ngjashme me fibrat e tretshme në sistemin tuaj të tretjes. Kjo do të thotë se ju do të ndiheni më të ngopur dhe do merrni më pak kalori.

Popkorn

Nëse ju dëshironi diçka të kripur, si patate të skuqura, atëherë duhet të hani disa kokoshka.

Kokoshkat janë të fryra dhe brenda tyre kanë sasi ajri, kështu që ju do të ndiheni më shpejt të ngopur. /k.k/noa.al/