Transmetuar më 09-07-2019, 19:29

Pasi ka denoncuar manipulimin e votimeve të 30 qershorit, opozita kërkon materialet zgjedhore të këtij procesi.

Kërkesa është drejtuar në Komisionin Qendror të Zgjdhjeve ku sipas opozitës, synohet që përmes këtyre materialeve, me të drejtën që i garanton ligji, të dëshmojë para opnionit publik manipulimet e kryera më 30 Qershor.

Për këtë kërkesë, opozita i referohet Kodit të Procedurës Administrative dhe Ligjit për të Drejtën e Informimit.

Në letër thuhet se kërkesa për vënien në dispozicion të marialeve zgjedhore bëhet “në kushtet, kur opozitës iu mohua përfaqësimi me anëtarë në të gjitha niveket e adminsitratës zgjedhore në votimet moniste të 30 Qershorit.

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në emër të partive të koalicionit opozitar,përfshin 8 elementë:

Kopje të printuara të listave zgjedhore për çdo qendër votimi. Kopje e vërtetuar e Tabelës Përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore nga KQZ-ja. Kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për çdo njësi të qeverisjes vendore nga KZAZ-ja. Kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit. Kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për qendër votimi. Kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe KZAZ përkatëse, duke specifikuar për secilin administratën zgjedhore në të cilën ai bën pjesë, sipas regjistrit të administrimit zgjedhor që mban KQZ-ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi. Kopje të regjistrimit të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave. Kopje të regjistrimit të kamerave të ambienteve të brendshme të KZAZ-ve.

Për kërkesën e partive të opozitës, ku citohen edhe disa gjetje të Misionit të ODIHR, është vënë në dijeni dhe shefja e këtij Misioni, Audrey Glover.