Transmetuar më 09-07-2019, 17:44

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku janë përplasur dy makina.

Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur, teksa njëri prej tyre më rëndë.

I plagosur më rëndë ka mbetur Silvjano Gjoza, 31 vjeç, nga Bilishti, ndërsa tjetri është Arjan Latifi, 41 vjeç.

Përplasja ka qenë e fortë, fakt që vërtetohet nga dëmtimi që ka marrë njëri prej automjeteve.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave. /k.k/noa.al/