Si shkaktohet marramendja dhe disa mënyra efektive për ta ndaluar
Transmetuar më 09-07-2019, 17:38

Çdo njeri prej nesh ndonjëherë ka përjetuar ndonjë rast të marramendjes. Marramendja si çrregullim i bilancit trupor është diçka vërtet shqetësuese dhe kjo marramendje mund të konsumojë të gjitha dhe të ndërhyjë në jetën tuaj të përditshme.

Marramendja është një ndjenjë e lëvizjes kur nuk ka fare lëvizje. Dikush mund të mendojë se dhoma po rrotullohet rreth tyre ose po lëkundet sikur një anije. Ndjesia juaj e drejtpeshimit varet nga sinjalet që sytë, nervat shqisore dhe veshi i japin trurit tuaj. Nëse këto sinjale nuk përputhen, atëherë truri juaj përjeton konfuzion duke shkaktuar marramendje. Kjo gjendje shpie në të vjella dhe vështirësi për të qëndruar në këmbë.

Në të shumtën e rasteve marramendja ndodh për shkak të problemeve me veshin e brendshëm. Nëse ju arrini të rregulloni këtë problem atëherë do të mund t’i riktheni stabilitetin trurit tuaj. Më poshtë po ju rendisim disa truke efektive që do ju ndihmojnë të largoni marramendjen brenda 5 minutave sipas ‘Bright Side’:

Si fillim zbuloni se cili vesh po shkakton marramendjen. Shtrihuni në shtrat në një pozicion ku koka juaj të varet pak dhe lëvizeni anash. Nëse ju merren mendtë kur ktheni kokën në të djathtë atëherë ky problem vjen nga veshi i djathtë.

1.Uluni në gjunjë dhe mbajeni kokën lart duke parë tavanin. Më pas uleni kokën drejt tokës dhe kthejeni për nga ana e veshit që shkakton marramendjen. Qëndroni në këtë pozicion deri sa marramendja të pushojë.

2.Uluni në një tavolinë ku këmbët të varen. Më pas shtrihuni nga ana e veshit të shëndetshëm, duke mbështetur kokën në tavolinë dhe prisni deri sa marramendja të pushojë.

3.Uluni në shtrat dhe vendosni një jastëk në mënyrë të tillë që kur të shtriheni jastëku të jetë në shpinën tuaj. Më pas kthejeni kokën nga veshi i dëmtuar me rreth 45 gradë dhe shtrihuni menjëherë. Qëndroni për rreth 30 sekonda. Më pas ktheni kokën nga ana tjetër dhe prisni 30 sekonda të tjera. Si përfundim kthejeni dhe trupin tuaj në atë pozicion.

4.Ushtroni presion në kyçin tuaj të dorës. Stimulojeni këtë pjesë të kyçit për 5 sekonda dhe do ju largojë marramendjen.

5.Ushtroni presion midis gishtit të vogël dhe të parafundit të këmbës. Masazhojeni këtë pikë në të dyja këmbët.

6.Fokusohuni me sy në një pikë. Shikoni drejt një pike dhe fokusohuni aty. Duke mbajtur shikimin lëvizni kokën anash dhe gradualisht rrisni shpejtësinë e lëvizjes së kokës. Ushtrojeni këtë pozicion për 1 minutë./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...